6:49 / 28 June 2025
Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania, është rikthyer me një mesazh të ngrohtë për ndjekësit e tij në Instagram, pas një pauze të shkurtër nga komunikimi privat.
Në një postim në “story”, Jozi falënderoi të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin dhe i shkruajnë në DM. Ai kërkoi ndjesë që nuk ka arritur të kthejë menjëherë përgjigje për shkak të angazhimeve personale.
“E vlerësoj shumë dashurinë tuaj. Më falni që s’kam mundur t’ju përgjigjem për shkak të angazhimeve,” shkroi ai.
Në fund, ai shtoi një mesazh pozitiv duke ftuar ndjekësit të jenë të lirë të komunikojnë me të:
“Sot do mundohem t’ju kthej sa më shumë përgjigje. Më pyesni çfarë të doni.”