Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se për kryeministrin Albin Kurti, dorëheqja nuk do ketë, mirëpo 8-12 deputetë mund të ikin nga Kurti pas kodit civil
“Për situatën aktuale e shoh më normale për kryeministrin dorëheqjen e tij, sesa tërheqjes nga Veriu. Sepse ka me i tërheq edhe policinë, ka me tërheq Antiqin, ndërsa nuk ka me tërheq Lulzim Hetemin. Me aq sa e njoh unë Lulzim Hetemin, me aq sa e njoh familjen Hetemit, ai djalë nuk do të tërhiqet. Ai nuk do ta zbatojë vendimin e kryeministrit ose kujtdo qoftë për me u tërheq prej veriut. As nuk ka me pa mundësi dikush me i siguru 20 mijë nënshkrime për me e zhvendos ose me ia marrë mandatin, apo me e siguru numrin e votave 50 për qind”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Ndër të tjera, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk po ka guxim ta vizitojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Sa i përket tensioneve të vazhdueshme në veri, Haxhiu ka thënë se problemi nuk është te kryetarët e komunave veriore, por problemi mbetet te kryeministri.