Lajme

Pas lajmit se me Luizin po bëhen prindër, reagon Kiara

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 22 November 2023

Luizi ka realizuar një këngë të re “Frymë”, përmes së cilit zbuloi çdo detaj nga shtatzania e Kiarës e deri te gjinia e foshnjës.

Çifti i famshëm tashmë do të mirëpresin një vajzë, gjersa kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’.

Një reagim në lidhje me këtë u bë edhe nga Kiara, e cila tha se mezi ka pritur të ndajë lajmin me të gjithë.

“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur të ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart”, u shpreh ajo.

Në postim më tej thuhet: “Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur dhe të dashurisë. Do të bëhemi tre”.