Me të dalë nga shtëpia e “BBVA”, moderatorja Kiara Tito duket se ka vendosur që të ‘hakmerret’ ndaj producenteve të “BBVA” si dhe moderatores. Me një hulumtim në llogarinë e saj në Instagram vërejmë se Kiara ka hequr nga lista e ndjekësve Sara e Lori Hoxhën si dhe Arbana Osmanin.
Përkundër Arbanës e cila menjëherë duket se ka marr masa duke ia hequr following Kiarës, motrat Hoxha vepruan ndryshe. Duke hulumtuar profilin e tyre shohim se të dyja ndjekin akoma atë. Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë.
Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra. Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Kiara pas largimit nga shtëpia: Kam fituar dashurinë, gjënë më të bukur në këtë jetë! Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku.Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë. Shiko fotot:


