Lajme

Pas ndarjes me Besin, ky është personi që Xhensila e falenderon se i qëndroi pran në kohë të vështira

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:19 / 20 July 2024

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, gjatë një koncerti të saj u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështira në jetë dhe me këtë deklaratë, falenderoi psikologen e saj.

“Dua të bëj një monolog të vogël.

Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah.

Adelina të falenderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime.

Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se Xhensila është ndarë nga Besi në periudhën kur ajo ishte shtatzënë me djalin Amen, ndaj me siguri ka pasur shumë nevojë për ndihmën e një eksperteje për ta përballuar të gjithë stresin që po kalonte.