Lajme

Pas përmbytjeve, Haradinaj viziton Pejën: Qeveria të ndajë një fond emergjent në ndihmë të familjeve që pësuan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 25 June 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën pas vërshimeve që ndodhën mbrëmë si pasojë e të cilave humbën jetën dy persona dhe u shkaktuan shumë dëme materiale.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ademaj pas humbjes së 2 anëtarëve të familjes, ndërkaq ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm.

“Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, është shprehur Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.

Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.

Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!