Lajme

Pas Salsanos, edhe Jul Deda KUNDËR Eglit: Hoqi Xumin se i’u bë ‘rodhe’, i është bërë ‘rodhe’ Gjestit tani (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:22 / 29 January 2025

Jul Deda, njëkohësisht dhe ish-banori i “Big Brother Vip 3” ka vijuar me komentet e tij ndaj lojës në këtë edicion të programit në fjalë.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjet aktori shprehet për afrimitetin sipas tij të tepërt mes Eglit dhe Julit, të cilin Juli e cilëson si një çmenduri.

Teksa postoi një pjesë të videos ku Gjesti dhe Egli kanë një përplasje mes tyre (kjo e ndodhur gjatë ditës së djeshme) Juli e argumenton ashpër këtë situatë: Ore nuk e kuptoj këtë histori mor vlla, me detyru tjetrin me ba Pash Allahun, spo e kuptoj. Jo mor vlla si ka mundsi. Si mund t’i nxish jetën tjetrit, je tu e pengu me tamam. Lëre mor vlla djalin tlujn, me pun tveta. Hoqi Xumin se i ishte ba rrodhe, i është bo rrodhe ktij tashi. Gjest urgjent gjej zgjidhje, kaq di me t’than. Tjerat i di vetë t’i pastaj.

Më herët ishte Salsano Rrapi ai që tha ‘Një Zot e di si e ka duruar ai (Olsi Bylyku) dhe si po e duron ky (Gjesti).