Lajme

Pasi mori nga Rama 1.3 mln eurot e fushatës së demokratëve, Basha ikën në Holandë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:28 / 27 April 2023

Lulzim Basha ka mashtruar edhe të vetët, pasi u premtoi se do të ishte në fushatë për zgjedhjet e 14 majit shkruan Syri.net.

Në fakt kjo nuk është diçka e re duke njohur tashmë karakterin e tij si politikan.

Pasi i bëri Edi Ramës shërbimin e fundit duke nxjerrë kandidatë me vulën e PD, Basha duket se po shijon frytet e pazarit duke bërë “fushatë” në Holandë.

Pikërisht aty është filmuar vetëm një ditë më parë, në qytetin Utrecht.

Basha është larguar nga Shqipëria pasi Edi Rama i dha atij dhe Enkelejd Alibeajt 1.3 milionë eurot e fushatës së demokratëve.

Është e sigurtë që nëpër aeroporte dhe restorantet luksoze të Holandës, Lulzim Basha prezantohet si kryetar i opozitës shqiptare.