Strategjinë që përdori Luizi për të nxjerrë në nominim Armaldon dhe Kristin, nuk u prit mirë jo vetëm nga ata por edhe nga një pjesë e publikut. Në rrjet kanë qenë të shumtë komentet ku ndjekësit akuzonin Luizin se strategjia e tij është e vjedhur dhe se po luan një lojë që nuk i shkon për shtat.
Lidhur me këto komente ka reaguar së fundmi “miku” më i ri i Luizit, Kevin Jacobs, fituesi i Big Brother Kanada. “Ne rregull TikTok, vëmendjen këtu sepse do ju them te verteten e “Big Brother”. E verteta eshte se (BB) eshte nje loje, pavaresisht se ku e luan, qofte ne Kanada apo Shtetet e bashkuara te Amerikes, Shqiperi apo Brazil.
Formatet jane te ndryshme, disa here eshte e gjitha brenda nje shtepie, te ftuarit e shtepise zgjedhin cdogje, dicka qe i ngjason kanadase dhe Shteteve te BASHKUARA. Ndersa ne Shqiperi dhe Brazil audienca ka shume ndikim. Nuk ka rendesi se cilin format po luani, ne fund te fundit eshte nje loje.
Studimi (i formateve) do te shperblehet. Studimi (i formateve) internacional do te shperblehet dhe ju duhet te respektoni dike qe ka bere kerkime para se te hyje ne “Big Brother”. Keshtu qe, respekte per te gjithe personat qe bejne kerkimet e tyre, sepse eshte nje loje”, shprehet Jacobs. Shiko videon: