Lajme

Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania – Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:14 / 29 January 2025

Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë.

E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi.Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

“Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi.

Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.