9:02 / 25 December 2023
Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu ka reaguar pas sondazheve të fundit të realizuara nga UBO Consulting, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në lloagrinë e tij në Facebook Abdullahu ka reaguar veçanarisht për pyetjen e bërë në sondazh se “Kush nga keta persona po e ben opoziten me te forte ndaj Albin Kurtit?”.
“Qe një shembull i manipulimit të sondazhit dhe esencës së lajmit. Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj”, ka shkruar Abdullahu ndër të tjera.