Lajme

PDK dhe LDK bashkë në Mitrovicë, publikohet momenti kur nënshkruajnë koalicion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:52 / 2 November 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Mitrovicë do t’i ndihmojë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë në balotazh.

Mediumi ‘Mitropol’ ka publikuar pamje nga nënshkrimi i koalicionit, ku shihen liderët Arian Tahiri dhe Gëzim Plakolli duke shtrënguar duart, shkruan Insajderi.

Tahiri në balotazh do të përballet me Faton Pecin e LVV’së, me të cilin kishte garë të ngushtë.

Në Mitrovicë, sipas rezultateve përfundimtare, 122 vota ishte përpara kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit.

Peci në përqindje mori 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri mori 47,57%.