Lajme

PDK, LDK, AAK, veprojnë kundër Albin Kurtit sikurse Serbia dhe Lista Serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:33 / 8 July 2023

Nga Rexhep Torte

PDK-ja pas mbledjjes së Këshillit Drejtues të saj më 3 korrik 202, nëpëmjet Memli Krasniqit-kryrtarit te kësaj partie opoitare, deklaroi se: “Ne kërkojmë zgjedhje të përgjihhme të parakohshme. Ne do ta bojkotojmë Parlamentin e Kosovës, kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti. Me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga sot do të ndërpresin çdo komunikim zyrtar, përveç në rastet kur do të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme. Ne nuk do të votojmë në seanca plenare,e as në komisione. Ne nuk t’i përjashtojmë as edhe protestat.Qëvëria të gjejë zgjidhje për ta de-skaluar situatën në Veri të Kosovës si shkaktare të kësaj situate,ose sa më parë të tërhiqet kjo qeveri,ose sa më parë të shkohet në zgjedhje. PDK, i shkëput koalicionet qeveritare në nivel lokal me Vetëvendosjen”, deklaruan nga PDK-ja.

Lumir Abdixhiku-kryetari i LDK-së, nuk vonoi dhe më 5 qershor organizoi tryezë të rrumbullakët me gazetarë dhe opinionistë, për të gjetë një rrug më të mirë për të dalë nga kjo krizë, sepse sipas tij dhe LDK-së Albin Kurti i ka prishur marrëdhëniet me aleatët tanë.

LDK, ka paralajmëruar edhe takime me qytetarët për të treguar gjoja se Qeveria e Albin Kurtit është e paaftë, gjë që nuk përkon fare me ralitetin.

AAKja e Ramush Haradinajt do të hartojë një draft se si mund të duket rrëzimi i qeverisë, ku do të ketë një takim mes kryetarëve të grupeve parlamentare, për harmonnizimin e këtij drafti,dhe më pas do të ketë një takim mes liderëve të PDK-Memli Krasniqi, LDK-Lumir dhe Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Ironia më e madhe është se këto tre parti mjerane opozitare në Kosovë, të cilat e dëmtuan aqë shumë Kosovën, me vëllavrasje për pushtet,me hajni,korrupsion dhe në dialogun Kosovë-Serbi,synojnë të rikthehen në pushtet gjoja për ta shpëtuar Kosovën, jo nga Serbia,por nga Albin Kurti.

Kësaj i thonë avanturë Don Kishoteske,i thonë ta rahish ujin në havan,i thonë kadal beg se ka hendek,se janë votuesit ne Kosovë,që këtyre partive mjerane nuk do t’u japin asnjë vote, sepse këto tre parti opozitare mjerane janë si thëngjilli i djegur dhe janë të konsumuara.