Ballina

PDK- uca, kurrë ma votë populli s’do t’merrni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:06 / 16 July 2023

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pati përleshje masive ndërmjet pozitës e opozitës, përkatësisht LVV-së e PDK-së.

Në një postim në Facebook, Lajçi shprehu revoltën ndaj sjelljes së deputetëve të PDK-së, duke iu thënë se “shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emër, sot e morën përgjigjën; – etjen për gjak vëllau” vayhdon poshte reklamave

Postimi i plotë

 

Çun Lajçi

Ju pashë!
Jo juve, ç’me duheni ju, kur pashë fytyrat e qenve të tërbuem për ujë!
Edhe shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emën, sot e muerën përgjigjën; – etjën për gjak vëllau!
Tani, Ju që i dërguet çlirimtarët n’birucë, (me votat tueja), sot me grushtat tuej i përmutët fytyrat me shumë ngjyra!
Edhe atë grimë dashni që e kisha për luftën e heroizmin tuej, sot e 100 vjet vdiq n’zemrën time!
Edhe atë grimë dyshimi që e pata për Kurtin, sot e njiqindvjet jetoftë n’kujtesën time!
Ju, PDK- uca kurrë ma votë populli s’do t’merrni.
– Shkoni në Beograd e gllasituni!
Nji marre e patet kur e votuet Specialën e marrën e dytë sot, kur e grushtuet vëllaun!
Cila asht marria e rradhës?Gjaku?
U munduet me grushta ti mbuloni fëllqësitë e hajnitë, e Vuçiqit i çuet fjalë; – na ke n’ballë t’militarve!