Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se sot po përgatiten 200 ton speca somborkë prodhim vendor për eksport në Suedi.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka publikuar pamje nga përgatitja për eksport.
Ai ka thënë se prodhimet vendore përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian.
Ministri ka njoftuar se Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit, po nisë dërgesën e parë në drejtim të Suedisë.
“Përvec specave 8.5ha dhe lakrës 1 ha, ai kultivon edhe: 5,2 hektarë me mollë, 9,3 hektarë me grurë, 8,7 hektarë me misër, dhe 2,2 hektarë me dredhëz (e tëra e dedikuar për eksport). Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe reth 40 punëtorë sezonal duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton. Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë në facebook:
☀️Mirëmëngjes!
🫑Sot 200 ton speca somborkë prodhim vendor, po përgatiten për eksport në Suedi🇸🇪. Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit, po nisë dërgesën e parë në drejtim të këtij shteti.
✅Prodhimet tona vendore po përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian, duke filluar nga frutat e imta, frutat tjera e perimet.
👨🌾Vitin e kaluar Mehdiu përmes aktivitetit të tij bujqësor ka arritur që vetëm rendiment nga specat të vjelë rreth 170.000kg. Këtë vit, ai është i bindur se frytet e punës së tij do arrijnë 220.000kg ku nga kjo sasi 50.000kg do të eksportohen të konzervuara.
🚜Mehdiu në bashkëpunim me kompaninë “Alb Fresh” planifikon që të eksportojë edhe 100.000kg lakër, kulturë të cilën e kultivon si kulturë të dytë pas korrjes së grurit.
🥗Përvec specave 8.5ha🫑 dhe lakrës 1 ha, ai kultivon edhe: 5,2 hektarë me mollë🍎, 9,3 hektarë me grurë🌾, 8,7 hektarë me misër🌽, dhe 2,2 hektarë me dredhëz🍓 (e tëra e dedikuar për eksport).
👨🌾🚜Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe reth 40 punëtorë sezonal duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton.
🇽🇰Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës🇪🇺!