Lajme

Peci: 300 vizita te fermerët si ministër, ata i kam këshilltarë më të mirë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 6 December 2023

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se numri i vizitave që ka bërë si ministër te fermerët është rreth 300.

Ai tutje ka thënë se këshilltarët më të mirë të tij kanë qenë vet fermerët ku shqetësimet e tyre i ka shndërruar në vendime.

“Për mua këshilltarët më të mirë kanë qenë fermerët, ata me kanë rrëfyer për vështirësitë e sektorit dhe shqetësimet e tyre i kam shndërruar në vendime”, tha ministri Peci.

Ai tutje tha që gjatë kohës sa ka qenë ministër asnjëherë nuk ka dërguar as edhe një referencë.

“Unë reagoj vetëm në raste kur ka reagime dhe e rriti alarmin” tha Peci.