Lajme

Peci akuzon vëllain e Sabit Gecit: Bashkëpunon me serb në tjetërsimin e pronave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:52 / 24 August 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka polemizuar me drejtorin e Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Gecin, i cili është edhe vëllai i Sabit Gecit, lidhur me pronën tek lagja “Ulpiana” në Prishtinë, për të cilën Peci ka marrë vendim që ta marrë në zotërim dikasteri që ai udhëheq.

Peci e ka akuzuar Gecin për, siç tha ai, tjetërsim të pronave nëpërmjet bashkëpunimit me serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai këto deklarata i dha në ‘Facebook’, teksa shpërndau edhe vendimin për lirimin e pronës përbrenda tetë ditëve.

“I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit! Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë”, deklaroi ai.