Lajme

Peci: Asnjë gozhdë s’u vendos për 4 vite në tunelin e parë – ne do ta rikthejmë investimin në Mitrovicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:45 / 17 September 2025

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka kritikuar qeverisjen komunale në largim duke thënë se për katër vite nuk është bërë asnjë investim në tunelin e parë të qytetit.

Ai këtë e tha gjatë një takimi me qytetarët, ku u theksua se ky lokalitet është lënë pas dore, por do të jetë pjesë e projekteve investuese të qeverisjes së ardhshme lokale nëse ai merr drejtimin e komunës.

“Do të angazhohemi për renovimin e banesave të vjetra, rregullimin dhe menaxhimin e ujërave të zeza, largimin e mbeturinave si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së gjelbërt,” u shpreh Peci.

Ai shtoi se këto dhe shumë projekte të tjera do t’i japin jetë vizionit të tij për Mitrovicën, duke theksuar se ekipi i tij ka dije, përvojë, guxim dhe përkushtim për ta udhëhequr qytetin.