2:28 / 5 June 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur analfabet deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se është hera e fundit që polemizojë me Hotin.
‘’ Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën’’, ka shkruar Peci në rrjetin social në Facebook.
Sot gjatë ditës Hoti përmes një statusi në Facebook është shprehur se Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.