Lajme

Peci: Gjysmë milioni vota për koalicionin, objektiv i arritshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 20 December 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se objektivi i koalicionit për të arritur gjysmë milioni vota është ambicioz, por i arritshëm me angazhim dhe prezantim të mirë të programit.

Ai theksoi se rritja e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet nacionale nga viti 2010 deri më 2021 tregon se një objektiv i tillë është i mundur.

“Nëse janë mbi dy milionë votues dhe një pikë gjashtë milionë banorë rezidentë, kërkesa për gjysmë milioni votues proporcionalisht i bie 33 për qind.

Nuk është e lehtë, por me punë dhe angazhim është e mundshme”, tha Peci.