Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Faton Peci është shprehur optimist se grupet parlamentare për pak ditë do të lëshojnë pe dhe do ta votojnë kryetarin e Kuvendit.
“Kompromisi është i gatshëm. Nuk duhet me pas vonesë sikurse ka pasur në certifikimin e mandateve. Është e përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast që është Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është rruga e vetme dhe jam i bindur sikurse janë tërhequr pas katër ditëve për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodhë edhe për kryetarin e Kuvendit.”, tha ai.
Sot për të katërtën herë është ndërprerë seanca e Kuvednit, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.