Ministri Faton Peci, njëherësh kryetar i Lista Guxo, i ka reaguar ish ministrit Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se Osmani ka qëndrime si të Millosheviqit, raporton Gazeta Blic.
Peci përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Hysenit që ta akordojë mirë harmonikën, pasi i janë përzier gjërat.
Ai ka thënë se Kurti e Osmani po përpiqen t’i rregullojnë problemet e shkaktuara nga ai dhe shokët e tij kanë bërë në dialog, derisa i ka thënë se do të duhej ta mbante mend se Millosheviq është kriminel lufte.
“Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve”, ka shkruar ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.
Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.
Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.
Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!
Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!