Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka shfrytëzuar Ditën Botërore të Fermerëve për të prezantuar arritjet e sektorit të bujqësisë në Kosovë gjatë mandatit të tij.
Ai theksoi se gjatë tre viteve të fundit janë investuar mbi 300 milionë euro në bujqësi, duke përfshirë grante dhe subvencione për rreth 120,000 fermerë.Rritja e mbështetjes financiare ka rezultuar në një rritje të aktivitetit bujqësor prej 27% dhe një rritje të eksportit të produkteve bujqësore prej 120%.
Peci gjithashtu theksoi rritjen e mbështetjes për bujqësinë organike dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e ujitjes përmes investimeve të huaja.Ai përmendi gjithashtu luftën kundër keqpërdorimeve me pronën shtetërore dhe digjitalizimin e proceseve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Ai e përfundoi fjalimin e tij duke shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të fermerëve dhe angazhimin e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë.