Lajme

Peci: Shumë shpejt produktet e Kosovës do të jenë në tregun e Lituanisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:20 / 12 November 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me ftesë të homologut të tij lituan, qëndroi për vizitë zyrtare dyditore në Lituani.


Gjatë qëndrimit atje, ministri pati takime të shumta që kishin për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave ndërmjet dy shteteve në fusha të ndryshme.

Pas takimeve ministri Peci premtoi se shumë shpejt produktet tona vendore do të jenë prezent në tregun e shtetit të Lituanisë.