Lajme

“Pejës po i rikthehet kryetari i saj”/ Berisha falënderon Haradinajn për fjalët në Zahaq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:42 / 21 September 2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga AAK, Ali Berisha, ka mbajtur takim me qytetarë në Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Blic.Në tubim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Pejës po i kthehet kryetari i saj.
“E di që Pejës i kemi munu, i ka munguar kryetari juaj, Ali Berisha, por po ashtu hetoj që Pejës po i vijnë ditë të mira, edhe ashtu ju po doni”, ka thënë Haradinaj.Ndërsa, Berisha e ka falënderuar për fjalët.
“Faleminderit për fjalët, kryetar Ramush Haradinaj!Nga takimi i djeshëm me bashkëqytetarët e Zahaqit.
Rikthimi për Pejën tonë ”, ka shkruar Berisha.