I ftura në edicionin maratonë për zgjedhjet 2025 gjatë darkës ishte i ftuar gazetari Çim Peka .
Ai ka komentuar situatën zgjedhore në vend dhe sondazhin e publikuar nga mediat e Ramës ku e nxjerrin atë fitues.
Çim Peka: Ne kemi bërë një exit poll në vitin 2021. Dhe në terren ka patur 11 mijë njerëz. Dhe kostoja është nga 80-100 ose 150 mijë euro. Baton Haxhiu 11 mijë njerëz nuk i gjen për 30 vjet. Ai nuk ka gazetë e jo më të ketë staf . batonit i kam bërë sfidë që kur të vijë në orën 24 këtu të sjellë listën e personave që kishte në terren bashkë më faturën e exit pollit. Ai nuk ka exit poll. Ka një statistikë të cilën ja ka bërë Mazniku dhe ja ka dhënë të gatshme. Është nderi i fundit që i ka thënë Ramës do të bëj. Asnjë media nuk ka pranuar të bëjë exit poll por po marrin exit pollin e Batonit. Por po marrin shifrën e Maznikut.
Tani për shikuesit. Në Domje. Duke qenë se po bëhej numërimi elektronik. Vora dhe njësia 10 kishin numërim elektronik dhe shifrat nuk po dilnin ashtu siç i do Rama. KQZ ka bllokuar numërimin elektronik tek njësia 10 dhe mos publikimit të rezultatit në Vorë. Kemi një rezultat që del përpara PD. Në Domje në momentin që po flasim, pra në bshkinë Vorë 613 vota i ka PD e 445 i ka PS. Në këtë moment KQZ, Celibashi ka ndaluar. Pra PD është shumë para PS. Edhe pse aty ka hyrë Xhabaftet dhe banda të tjera. Duke qene se duhet, mbajtur fryma e exit pollit të Batoni me shpresë se komisionerët po blihen ose mund të ndërrohen kutitë, ka ndalura numërimin elektronik në njësinë 10 dhe ka ndaluar publikimin e rezultatit në Vorë ku PD kryeson.
Marrim një rast tjetër “pamfleti” njëri prej portaleve më kritike të opozitës. Ka një sondazh on – line sot. Futuni klikoni. 39 për qind PD, 28 për qind PS. 11 për qind diferenca. Tani çfarë po bën Rama. Personi që deri dje u thoshte shqiptarëve mos votoni, deri në 6 doli 2 herë vetë që tu bënte thirrje që të dilnin të votonin.
Shpresa e Edi Ramës që mund të ndryshojë kutitë siç ka bërë me 2021 kur kishte përballë Lulzim Bashën është e vështirë. Megjithëse kanë blerë gjatë gjithë muajt. ..
Fakti që Rama ka mbetur në duart e Batonit, tregon se situata është shumë keq.