Lajme

“Për 20 km/h tejkalim shpejtësie”, Policia në Skenderaj gjobit gazetarin Ridvan Berishën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:04 / 28 August 2023

Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se është gjobitur nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie.

Berisha këtë e ka njoftuar vetë përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka përshëndetur veprimin e PK-së.

“Bravo për policinë e Skenderajt! Për 20km/h tejkalim shpejtësie, policia zbatoi ligjin”, ka shkruar ai.

“Uroi që në këtë menyrë të zbatohet strikt ligji i trafikut për të gjithë! Kjo i duhet Kosovës!”, përfundon postimi i tij.