Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u ka kërkuar falje qytetarëve për gjuhën e përdorur dje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.
“Kur përballësh me pushtetin që për kauza të rrejshme kanë çu njerëz drejt vdekjes, që kanë përdorur edhe armë në Parlament për të ardhur në pushtet, njeriu nganjëherë nga helmi qe prodhon ky pushtet dhe mund të perdorë gjuhë që nuk i shërben shëndetit të demokracisë”, ka thënë Bajrami përmes një postimi, shkruan lajmi.net.
“Ju kërkoj falje qytetarëve që mund të jenë të prekur me gjuhën që kam përdorur dje në seancë”, theksoi ajo.
Më tutje ajo shtoi se sipas saj. ndonëse Qeveria e tanishme ka ardhur në pushtet me pretendime për antikorrupsion, ata prapë po vazhdojnë me mashtrimet e tyre.
“VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara”, ka thënë më tutje ajo duke thënë se ndonëse ata nuk kanë moral në politikë, nuk do të thotë që të tjerët nuk duhet ta ruajnë moralin e tyre.