Ballina

Përparim Rama e priti me “dhuratë”, Vlora Dumoshi thumbon Vjosa Osmanin: “Ik nga froni moj Hyjneshë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:50 / 8 March 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës së sotme ka pranuar nga kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama figurën e “Hyneshës në Fron”.

Dumoshi, përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook ka thënë se figura e “Hyjneshës në Fron” , është dhuruar te plëngprishësit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mërkurën ka vizituar komunën e Prishtinës, për herë të parë prej që ka marrë ketë pozitë. Ajo ka marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës e pas kësaj është pritur në takim nga I pari I kryeqytetit Përparim Rama.

Rama i dha edhe një dhuratë Osmanit, ajo pranoi nga Rama figurën e “Hyjneshës në Front”.