Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara lufta mes Donald Trump dhe miliarderit të ekstremit të majtë dhe të birit, George dhe Alex Soros është temë dite, pasi Trump i akuzon për komplote dhe bashkëpunim me organizatat kriminale, kukulla e miliarderit në Tiranë, Edi Rama, ka mbrojtur miqësën me padronin e tij duke deklaruar se, ç’më hyn në punë mua se çfarë thotë Trump, Soros ka qenë është dhe do mbetet miku im.
Këto deklarata Rama i ka bërë në emisionin “opinion” kur është pyetur nga Blendi Fevziu për mungesën e takimeve në Washington apo qoftë edhe një telefonate nga përtej oqeanit.
Pjesë nga deklarata:
Gazetari: Ju keni një ngërç në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama: Ngërç? Çfarë ngërçi???
Gazetari: S’ju kam parë të takoni asnjë prej zyrtarëve të lartë…asnjë telefonatë me presidentin, asnjë takim JD Vance
Rama: Po pse, çfarëë, pse do bëj telefonatë me presidentin (Trump)…
Gazetari: Ndërkohë që keni një miqësi me dhëndrin e Trump, por që nuk ka rol ekzekutiv në administratë. Çfarë po ndodh?
Rama: Asgjë s’po ndodh. Marrëdhënie tona me SHBA janë në nivelin më të mirë.
Gazetari: Ndërkohë pashë gjatë verës që…
Rama: Pastaj unë u bëra 12 vjet në këtë detyrë, s’kam nevojë më as për fotografi, as për telefonata…kështu që nuk i kërkoj këto fare.
Gazetari: Por ndërkohë pashë një fotografi tuajën me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij gjatë një darke në Dhërmi
Rama: Është miku im.
Gazetari: Por ai është atakuar javët e fundit nga presidenti Donald Trump…
Rama: E ç’më duhet mua
Gazetari: A ndikon raporti juaj me Sorosin, fakti që ishin i ftuar në dasmën e tij, mbajtët një fjalim…, në raportet me administratën amerikane? Se edhe amerikanët i kanë këto gjëra, nuk i kemi vetëm ne.
Rama: Unë isha…unë isha para disa javësh me të bijën këtu.
Gazetari: Të Donald Trumpit?
Rama: Po…edhe me dhëndrin, edhe familjen. Po unë nuk bëj fotografira se shiko me kë jam. Më kanë ikur këto emocione ka shumë vite
Kështu që ça do me thënë kjo?! Atje ata kanë punën e tyre…”shiu ka punën e vet” (ironi), ne kemi punën tonë.
Alex Sorosi, ka qenë, është dhe do të jetë miku im.