Si në çdo sezon e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Gjesti, i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 476K, tani ai ka 477K ndjekës në Instagram.
Egli Tako ka fituar plot 3K. Nga 177K, tani Egli ka 180K fansa në rrjetin e saj social. Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Egli, edhe Gerta ka fituar 3 mijë ndjekës, nga 73.3K në 76.3K ndjekës.
Me një rritje prej 5K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 74.4K ajo tani numëron 79K ndjekës. Rozana Radi mban fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 12K. Nga 415K, tani ka 427K fansa në rrjetin e saj social.