Lajme

Pësuam debakël në KiE, Çitaku: Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:53 / 17 May 2024

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Çitaku ka shkruar se kjo ngjarje do të ketë pasoja të rënda e afatgjata për vendin.

Ajo ka shkruar se ky ekzekutiv sakrifikoi interesin e qytetarëve për përfitime të tij.

Postimi i plotë i saj:

Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë.

Pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë. Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë.

Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!