Lajme

Petkoviq: Kosova ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë atje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:21 / 22 November 2023

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka diskutuar në Rashkë me përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe “nevojat për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për për hir të mbijetesës së popullit serb”.

Kështu ka njoftuar kjo zyrë përmes një komunikate, transmeton lajmi.net.

Siç ka thënë Petkoviq, Kosova do ta ndalojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Petkoviq ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e serbëve për ndalimin e Prishtinës për të organizuar votim në territorin e Kosovës në zgjedhjet e planifikuara për 17 dhjetor 2023, gjë që cenon drejtpërdrejt të gjitha të drejtat e garantuara të serbëve”, njoftohet në komunikatë.

Përfaqësuesit e serbëve i kanë përcjellë Petkoviqit se është e rëndësishme t’i mundësohet popullit serb të ushtrojë të drejtën e votës dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për t’u mundësuar serbëve të që të votojnë më 17 dhjetor.

“Petkoviq i njoftoi serbët nga Kosova për raundin e fundit të dialogut në Bruksel dhe për diskutimet për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe për të gjitha çështjet tjera që Beogradi po negocion me Prishtinën në kuadër të dialogut”, vijon komunikata.