Featured

Petkoviq: Nuk do të rijmë duarkryq duke shikuar sulmet e ROSU-së ndaj serbëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:33 / 8 July 2022

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka thënë sot se “Prishtina duhet të mendojë shumë me kujdes për veprimet e saj” si dhe se mesazhi i Beogradit për komunitetin ndërkombëtar është që “ta mbushë mend” kryeministrin e “institucioneve të përkohshme”, Albin Kurti, dhe “ta kthejë atë në dialog”, raporton televizioni serb i kontrolluar nga pushteti, RTV.
Duke folur për aksionin e djeshëm të policisë në Shtërpcë, me ç ‘rast ata i kanë hequr kamerat e spiunimit serb nga qyteti, Petkoviq ka thënë se “terrori i Kurtit ndaj serbëve në Kosovë po vazhdon, se ai refuzon dialogun, shkel marrëveshjet, përpiqet të poshtërojë serbët në Kosovë dhe se është absolutisht i vendosur të shkojë në drejtim të destabilizimit të Kosovës”.
Si zakonisht, Petkoviq, “në mënyrë të papagallit” i përsëritë kërcënimet boshe të shefit të tij, Vuçiq, se “Beogradi nuk do të rrijë duarkryq dhe në heshtje duke i shikuar sulme të tilla, të drejtuara kundër sigurisë dhe mbijetesës së popullit tonë në Kosovë”.