Ballina

PIKSI nuk flet për fyerjet, as për dorëheqjen, e quan sukses pjesëmarrjen në Qatar dhe grupin e vështirë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 5 December 2022

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e njërit prej gazetarit në konferencën për shtyp në lidhje me emocionet dhe reagimet e tij në ndeshjen kundër Zvicrës.

Stojkoviq u pyet për fyerjen që e kishte bërë gjatë ndeshjes, ndaj të cilës ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që është ankuar tashmë në FIFA. Megjithatë, para se Stojkoviq të flet, ndërhyri zyrtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili tha se konferenca ka të bëjë vetëm me futbollin dhe jo gjërat tjera, raporton Express.

Ndërkohë, fjalën e mori Stojkoviq, i cili tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me pyetjet që iu bënë: e para për fyerjen e tij dhe e dyta për ankesën e FFK-së. “Nuk kam koment për këto dy pyetje dhe mos u zemëroni. Nuk kam përgjigje”, tha shkurt Stojkoviq