Lajme

Plani për atentat, deklarohet kryeministri Kurti: Ja nga kush më vijnë kërcënimet!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:35 / 10 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media rreth kërcënimeve me jetë të cilat dyshohet se i ka pranuar së fundmi.

Ai ka thënë se këto kërcënime vijnë nga Beogradi zyrtar.

I njëjti ka shtuar se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, teksa ka shtuar se gjatë qëndrimit atje ka pasur forca të shumta policore.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.