Lajme

“Plas” bomba për Kiara Titon: Më mori moderimin e “Portokallisë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:29 / 4 October 2024

E ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë aktorja e humorit, Esmeralda Metka e njohur si Cubi.

Kjo e fundit është pyetur nga Salsano nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit të humorit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.

Mirëpo me përgjigjen e saj, ajo i ka “habitur” të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.

Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia.

Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…

Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë.

Shiko videon: