12:54 / 14 September 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me humor u ka thënë gazetarëve në konferencën e sotme se janë organizuar kundër tij për t’i bërë pyetje në konferencën e sotme të mbajtur.
“Për besë e kam të pamundur, duhet me shkrujt, po e vërej një farë organizimi”,ka thënë Kurti kur i mori disa pyetje nga gazetarët.
Sot kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur konferencë për media ku kanë folur në lidhje me Projektligjin e Pagave dhe atë për zyrtarët publikë.