Një zhvillim i papritur ‘bombë’ duket se e pret audiencën e Big Brother VIP të shtunën.
Kjo është lënë të kuptohet nga promoja paralajmëruese ku ka mjaftuar veç një fjali:
RIKTHEHET EGLI!
Nuk mund të thuhet me siguri se në çfarë cilësie do të kthehet Egli por kjo ka mjaftuar si ‘karrem’ i mirë për audiencë.
A do rikthehet në studio si e ftuar në prime? Si banore në shtëpinë e Big Brother VIP? Apo vetëm si mysafire për një përballje me Gjestin pas reagimit të saj aspak të butë kundrejt tij ditën e djeshme.
Në reagimin e saj, ajo ka folur për ndjesitë që ka përjetuar dhe për raportin e saj me lojën brenda shtëpisë së “BBVIP”. Egli shprehej dje se e ka pasur të vështirë të distancohet emocionalisht, por po punon për ta menaxhuar më mirë situatën.
Ajo gjithashtu i është referuar deklaratave të Gjestit, duke theksuar se disa sjellje i kanë kujtuar eksperienca të së kaluarës. “Nuk dua të jap më shumë detaje, sepse dua që të flas për të mirat dhe të mbaj për vete të këqijat”, shkruan ajo.
Egli është shprehur se doli pasi ishte pengesë për Gjestin dhe nuk do ta takojë atë jashtë meqë mohon lidhjen e krijuar brenda.
Presim e shohim! Jemi gjithë sy e veshë!