Lajme

“Po më thonë e bëri Zajednicën”, Kurti: Pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:12 / 19 March 2026

Kryeministri Albin Kurti u përballë me pyetjet e gazetarëve sot pas koncensioneve që bëri për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt e automjetet, nga të cilët do të prekeshin komuniteti serb në vend.

I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.

“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim”.

Duke i mohuar këto akuza opozitare, Kurti përmendi mbështetjen popullore për veprimet e tij.

“Prandaj, të gjitha akuzat e tilla janë të pavend, këtë e dinë më së miri qytetarëve të Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe që i gëzojnë frytet e punës tonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”.