Ballina

Po protestoni nesër mos me u zbardhë vrasjet e pasluftës a? Hajde kapne hashimin tem…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:26 / 1 April 2023

Shkruan Halil Geci

Neser po proteston LPK-ja kunder Amerikanve që ua kan burgosur kriminelet në Hagë.

“Unë vonë e kuptova se neser po protestojka LPK-ja,dhe po kërkojka zbardhjen e vrasjeve të atdhetarve të LDK-s!”

Këtë organizim të protestave ma tregoi miku im Blerimi i LPK-s dhe e pyta kush proteston neser.
‘ LPK-aj ime’ ma kthej Blerimi.
A do ye vish edhe ti në protesta ,jo i thashë se jam me Ramazan,unë nuk mundem me ardhur,por po ta qoj Hashimin tim,nese ki deshirë me ta nxjerrur nga Haga Hashimin tënd.

Si ka mundesi mi nxjerrur Hashimi yt timin ma kthej Blerimi,krejt kollaj ju përgjigja!Hashimin tim unë e kam në dorë,ky ka lidhje me Amerikën dhe si ti thotë Amerikës lëshoje nga burgu ajo e lëshonë.

Ani a po ma jep neser më tha Blerimi, po por Hashimi i jem nuk ec pa arsenal luftarak ai gjithmonë i mban dy bomba me vete nese je i gatshem me ja mbajtur bombat në dorë merre,jo valla bombat nuk mundem me ja mbajtur se frikohem mos po me exsplodojn,ani i thashë ngase Hashimi i jem si kaprec që është ka punë tjera…!

Ulu Blerim të tregoi diqka!
Fol ma kthej Blerimi,a e mban në mend kur dolen në sken formacionet e njësiteve guerile të UÇK-s dhe neve si popull menduam se doli ushtria e jonë dhe u gëzuam tej mase,tham se do i mbronin atdhetaret dhe intelektualet si dhe institucionet paralele te dalura nga vota popullit e të udhehequra nga Ibrahim Rugova dhe ajka e kombit,por ashtu nuk na doli….!

Pikerisht në ate kohë ishin rrezikuar dhe shenjestruar po këta udhëheqes proamerikan të LDK-s nga LPK-ja,dhe kreu i saj e që sot po mrizoin në Hagë,jo për vrasjen e policis dhe ushtris okupuse as të civilve serbë por për vrasjen e shqiptarve proamerikan të cilet ishin vë në listat për pushkatim pra marrëveshja e kësaj lëvizje e quajtur LPK me dreqin dhe të birin e tij,që vepronin në krye të UÇK-s dhe Shikut,ishin lëshuar në gjueti dhe i kishin futur në lista për likuidim fizik proamerikanet e LDK-s në krye me Ibrahim Rugovën dhe koloset rrethë Ti.

Po ashtu një soi si LPK-ja edhe shkit dhe grupet paramilitare serbe i niqnin dhe vrisnin po të njëjtit proamerikan të LDK-s.

Kështu që fronti i përbashket i LPK-s dhe policisë dhe ushterisë serbe për zhdukjen e proamerikanve të LDK-s ecte për mrekulli,vrasjet e tilla ishin pergaditur qysh moti,me regrutimin e polarve nga Broja te sherbimet e aleancave të vjetra e si motrra Serbo-Ruse-Franceze. DGSE-s UDB-s dhe KAGB-es ruse.

Aty ku i zinin proamerikanet e LDK-s policia dhe ushtrija serbe i vrisnin,si rasti profesor Fehmi Aganit dhe shumë të tjerve si ky..!

Aty ku nuk kishin mundesi te depërtojn qetniket depertonin pogllavicat e LPK-s ,e që sot po i mbanë Haga për vrasjet makabre kundë atdhetarve
dhe proamerikanve të LDK-s,së pari i propogandonin me komunikata të “banhofeve”përmes Zërit të popullit si tradhtar pastaj i vrisnin duke i quajtur tradhetarë.

Me këto vepra tërbimi,ndodhi gjëma që tronditi mbarë vendin; UÇK-ja vrau filanin,e arrestoi filanin si spiun të armikut,kështu që LPK-ja jote Blerim miku ja ka ba dy gabime Amerikës.

Një gabim që ja vrau përkrahesit e sai.

dhe dy që tentun të ia minojn projektin e saij Kosovën shtet…!

Prandaj po ta jepi Hashimin tim në protest e kënaqesh me të.