Lajme

Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman, ja çfarë konfiskuan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:09 / 29 September 2023

Shënjestër e kontrolleve të realizuara sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, është edhe një vilë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Policia e Kosovës ka shkuar për kontroll edhe në vilën e Millan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, pas kontrollit në vilë, policia ka konfiskuar një varkë.