Lajme

Politikani gjerman: Vuçiq po gënjen paturpësisht, po krijon mjedis për agresion kriminal kundër Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 25 September 2023

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasnder Vucic po gënjen me paturpësi. Politikani gjerman i ka reaguar pretendimeve të presidentit serb të bëra në takim me ambasadorin rus, duke thënë se në Kosovë s’ka spastrim etnik.

Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.

Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik.

Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer.