Lajme

Politikani serb: Albin Kurti është politikani më i talentuar që kam parë në jetën time! [Video]

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:54 / 25 September 2023

Nenad Çanak, i cili ka qenë gjashtë herë deputet në parlamentin serb, dhe sot një kritik i madh ndaj presidentit Vuçiç, thotë se në Ballkan kush nënvlerëson rolin e shqiptarëve bën gabim strategjik dhe historik.

Ai shprehet kundër “zajednicës” e cila është një nga çështje më të nxehta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Për kryeministrin Albin Kurti thotë se është “një nga politikanët më të talentuar që ka parë” në karrierën e tij.

“Zotëri Kurti, është absolutisht një nga politikanët më të talentuar që kamë parë në jetën time.

Ai është një majtist i bindur, këmbëngulës në qëndrimet e tij, negociues i palëkundur i cili ka vuajtur burg për idetë e tij, kushdo që hy në burg me opsionin të mos heq dorë nga idetë e veta, është njeri të cilin duhet marrë me seriozitet”.

Këto deklarata z. Çanak i bëri në një intervistë për Programin 200, që transmetohet në TV Alsat./InfoKosova/

Shiko Videon: