Lajme

Politikania serbe: Kosova u solidarizua me ne për tragjeditë, turp Vuçiqit për votën kundër tyre në KE

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:15 / 8 May 2023

Politikania serbe, Jelana Jerinic ka thënë se është e turpshme vota kundër që Serbia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Jerninic ka thënë se i gjithë regjioni u solidariuza me Serbinë pas dy ngjarjeve tragjike, ndërkohë që thotë që presidenti serb Aleksander Vuçiq s’ka treguar kurrfarë empatie me rastin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

”Rajoni u solidarizua me aksidentet që ndodhën në Serbi, dhe ju e patë rreagkimin e presidentit për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, fare pa empati”, ka thënë ajo.

 

Theksojmë se sot gjatë ditës lidhur me këtë ngjarje në Serbi ka dhënë dorëheqje Ministri i Arsimit.

Ai dorëheqjen e tij të parevokueshme ia ka dorëzuar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.