Politikania serbe nga Zveçani, Slagjana Pantoviq ka deklaruar se falë kryeministrit Kurti, serbët në veri të Kosovës sot ndihen më të sigurtë se asnjëherë tjetër
Pantoviq, që ishte edhe zëvendëskryetare e komunës së Zveçanit, mendon se Albin Kurti ka bërë ate që askush deri më tani nuk ka mundur, pasi që ai ka zhdukur krimin në komunat veriore dhe se serbët tani jetojnë lirshëm.
“Ky vit filloi shumë mirë për mua. Kryeministri Kurti ka bërë atë që askush nuk ka bërë deri më tani. Ai zhduku krimin, ne jetojmë sa më lirisht që është e mundur, liberalizoi vizat për Kosovën e që është një sukses i madh. Vetëm le të vazhdojë kështu, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë jetën në maksimum , pa frikë, shantazh, kërcënime. Pas kaq shumë vitesh, liria ishte mëse e nevojshme për ne. Me këtë rast, unë uroj të gjithë qytetarët e Kosovës në paqe, mirëqenie dhe harmoni, sepse kjo është mënyra e vetme që mund të kemi sukses dhe të dalim nga kjo çmenduri aktuale.
Ajo ka folur fjalë miradie edhe për ministrin Xhelal Sveçla për të cilin ka deklaruar se “deklarata e Sveçlës është me vend, asnjë politikan i SNS-it dhe Listës Serbe nuk meriton të hyjë në Kosovë, por edhe ata që ende ndodhen këtu duhet të largohen nga Kosova sepse ata janë profiter të luftës që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve” ka përfunduar Slagjana Pantoviq
