6:21 / 16 January 2023
Analisti Valon Syla ka ndërruar në total kritikën sot, ai doli jashtë politikës dhe u mor me veshjen e popullit tonë që sipas tij është pa fije respekti
Postimi i plotë i Sylës në rrjetin social facebook
“Hina në bankë pata punë i pashë katër gra në trenerka tu pritë rend. Para disa dite isha edhe në një varrim. Edhe aty me trenerka meshkujt bojshin kishe nderime morti.
Gati se secili prej neve e ka nga një kojshike, me trenerka të hinta të pikta me ‘varekinë’, që i ka hundët e nxonta gjithë e i ngreh këpucat e shkelta para dere… zhaaagg.
Ose ndonjë kojshi që han fara para hymje me trenerka e pështyn në tokë me gojë plotë livore.
Një popull në trenerka, bre dreqi në bark ja u hongt’. Kallxoni pak respekt bile në varrime”