Lajme

Porto Riko mbetet pa rrymë, 1.3 milion njerëz festojnë në terr Vitin e Ri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:42 / 31 December 2024

Porto Rico ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri.

Ndalja e rrymës, e cila ka prekur pothuajse të gjithë ishullin, po hetohet, shkruan reuters.

Sipas informacioneve të para, arsyeja është një kabllo nëntokësore e dëmtuar, njofton “Luma Energy”, kompania kryesore që shpërndan energji elektrike në ishull.

Kompania ka deklaruar se rikthimi i plotë i energjisë pritet të zgjasë mes 24 dhe 48 orëve.

Rreth 13 për qind e konsumatorëve, nga gjithsej 1.3 milion, kanë pasur energji elektrike deri në orën 10:00 me kohë lokale, sipas të dhënave nga “The New York Times”.

Pas disa orësh, energjia është rikthyer në disa zona, përfshirë spitalin e San Juanit, siç bëri të ditur “Luma”. Megjithatë, pjesa më e madhe e ishullit vazhdon të mbetet në errësirë. /Telegrafi/