Ballina

Pozhari: A ka ma marre se me i përkrah “Rrahmanat”? Duam 100E shtesa për 4orë në ditë, 8 muaj në vit, cilësia e punës për faqe të zezë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:47 / 12 September 2022

Postimi i plotë i Pozharit

Vetëm brenda një jave, ministrja e arsimit:

  • Paska marr pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle;
  • Paska shkuar në Preshevë për të ndarë për herë të parë tekste shkollore për 4.000 nxënës atje;
  • Paska përuruar Abetaren Unike, Kosovë – Shqipëri;
  • Paska marr pjesë në takim me kryetarin e Prishtinës që ta mbështesë në ndërtimin e çerdheve të reja dhe të shkollës së muzikës…
    Si dhe
  • Ka ça dërrasa me “rrahmana” që nuk janë të kënaqur as me faktin se në ligjin për paga janë përfshirë koeficientët e ngritur për mësmidhënës, as pse për herë të parë janë ndarë 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënës me probleme shëndetësore, e as pse u është ruajtur vendin i punës i mbi 2.000 mësimdhënësve tepricë.

Shkurt, në emër të inflacionit, po i dojnë kah 100 euro shtesë për ata që punojnë 4 orë në ditë, 8 muaj në vit. E, cilësia e punës është për faqe të zezë.

A ka ma marre se sot me i demotivu njerëzit punëtor e me i përkrah “rrahmanat”?!