9:03 / 4 September 2022
Nga Xhevdet Pozhari
Sot qenka hapur rruga e Vettingut në drejtësi. Kjo do të duhej t’i gëzonte krejt qytetarët e ndershëm të këtij vendit veçanërisht kur bëhet fjalë për një sistem të drejtësisë që thuajse krejt pushtetarët e arrestuar për vepra të ndryshme penale, i ka dënuar veç me kusht! Shpesh, dënimet janë konvertuar në dënime me gjobë.
E njëjta praktikë ka vazhduar edhe për raste të tjera kriminale ku kryerësit e veprave penale nuk kanë qenë njerëz të njohur për publikun, por kryesisht recidivistë që kanë kryer vepra të njëpasnjëshme anti-ligjore. Si shoqëri kemi qenë dëshmitarë të krimeve makabre që janë dënuar veç disa muaj me burg. Apo, edhe të kthimit në detyrë të zyrtarëve të lartë shtetëror kur e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit.
Këta gjyqtarë e prokurorë kurrë nuk kanë dhënë përgjegjësi për vendimet e tyre. Ata kanë qenë të paprekshëm. Shpesh janë akapultuar në sistem falë lidhjeve me politikën. Dhe, nuk është që nuk i kanë kthyer borxhet. Ja disa shembuj mëposhtë!
– Adem Grabovci u pat dënuar 1 vit e dy muaj me kusht për aferën “Pronto”. Nuk ishin dënuar ish ministrat Besim Beqaj dhe Zenun Pajazitaj;
– Djemtë e Adem Grabovcit për rrahje të policit fillimisht u patën dënuar me 6 muaj burgim me kusht, e më pas dënimi u pat konvertuar në dënim me para;
– Ish kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, u pat dënuar 2 vite me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare;
– Ish kryetari i Kllokotit, Sreçko Spasiq, u pat dënuar 10 vjet me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare;
– Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, u pat dënuar 1 vit e 6 muaj me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare;
– Ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, u pat dënuar 4 muaj me kusht për deklarim të rremë të pasurisë;
– Ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota, u pat dënuar 6 muaj me kusht për mosdeklarim të pasurisë;